Ilustrim

Rritja e çmimit të naftës, deklarohet Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Lidhur me rritjen e çmimit të naftës aktualisht në Kosovë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka deklaruar se ky insitutcion është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që sipas tyre, do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Sipas njoftimit të ministrisë në Facebook, pritet që vendimmarrja për këtë të ndodhë së shpejti.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.
Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, ka theksuar ministria, ku tutje është thënë se në ndërkohë, po e vazhdojnë monitorimin e tregut.

KALLXO.com ka raportuar për ngritjen që është bërë përsëri në çmimet e derivateve këto ditë, ku çmimi i naftës sot është rritur  nga 1.79 euro deri në 1.84 euro.

S`ka të ndalur ngritja e çmimit të naftës