Rreth 2 mijë euro për shtypjen e listave të votuesve për zgjedhjet e së dielës

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri të ditur se ka përzgjedhur kompaninë e cila realizon shtypjen e listave përfundimtare të votuesve dhe listave komunale të votuesve.

Për aktivitetin e prokurimit me titull “Shtypja e listave përfundimtare te votuesve dhe listave komunale te votuesve”,  KQZ kishte përdorur procedurën e negociuar të prokurimit pa publikim të njoftimit për kontratë, me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët. Madje për shtypjen e këtyre listave për zgjedhjet e ditës së dielë, KQZ kishte parashikuar kontratë në vlerë deri 2,235 euro, mjetet këto të siguruara nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Në anën tjetër, me kompaninë e përzgjedhur për kontratë, “Dukagjini ShPK”,  KQZ nënshkroi kontratë me vlerë të përgjithshme 1,938 euro.

Përmes këtij tenderi, parashihet shtypja e listave përfundimtare e votuesve dhe listave komunale të votuesve.

Me datën 20 të muaji tetor, ish Presidenti Thaçi ka shpallur datën 29 nëntor si datë për organizimin e zgjedhjeve në të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje pasi që ish kryetari i kësaj komune, Agim Veliu kaloi në ekzekutivin e vendit duke u bërë ministër i Punëve të Brendshme në kohën e Qeverisë Kurti me 4 shkurt ndërsa

Komuna e Mitrovicës së Veriut shkon në zgjedhje pasi kjo komunë ish kryetari i kësaj komunë, Goran Rakiq mori dy pozita në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti atë të zëvendës kryeministrit dhe të ministrit në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Ditë më parë, KQZ njoftoi se ka kontraktuar rreth 12 mijë euro për mjete mbrojtëse për zgjedhjet të cilat pritet të mbahen ditën e diel.

Tutje, javën e kaluar, KALLXO.com raportoi se ka siguruar fomularët pët këto zgjedhje

Gjithashtu janë kontraktuar edhe kompani nga Sllovenia të cilat do të kujdesen për shtypjen e fletëvotimeve.