Mbi 1,400 euro pritet të kushtojnë formularët për zgjedhje në Mitrovicën e Veriut

Mbi 1,400 euro pritet t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës formularët zgjedhorë për zgjedhjet për kryetar komune në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka se ka përzgjedhur një kompani për kontratë për t’u furnizuar me formularë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar që do të mbahen në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë tender, KQZ  ka parashikuar një kontratë në vlerë deri në 1,856 euro.

Për këtë aktivitet të prokurimit, KQZ përdori procedurën e negociuar të prokurimit pa publikimi të njoftimit për kontratë, me kriter të dhënies çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, furnizimin me formularë zgjedhorë për KQZ-n , pritet ta kryej kompania “Blendi” me vlerë të përgjithshme të kontratës 1,480.20 euro.

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, që pritet të mbahen më 29 nëntor, po mbahen pasi që kryetari i kësaj komune Goran Rakiq është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Ditën e djeshme, KALLXO.com raportoi se institucioni i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ,  ka nënshkruar kontratë edhe për shtypjen e fletëvotimeve.

Kompani nga Sllovenia pritet t’i shtypin fletëvotimet për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut