Rrëfen familjari: Nënës nuk ia kishin dhënë ilaçin "Remdesivir", ma kthyen pasi ajo vdiq

Sadush Ferizi ka rrëfyer në emisionin e KALLXO.com përvojën e tij me institucionet shëndetësore që nga momenti kur nëna e tij rezultoi e infektuar me COVID-19.

Ferizi pretendon se deri në ditën kur i vdiq nëna ka hasur në neglizhencë në institucione.

Sipas tij, menaxhimi në Klinikën Infektive të QKUK-së ka qenë zero.

Ai ankohet në sjelljet e mjekëve.

“Po e dërgojmë në repartin tjetër, jo në tjetrin, jo në tjetrin ka dhomë, këtu nuk ka dhomë këtu, menaxhimi ka qenë zero. As edhe njëherë mjeku nuk ka ardhë, e kam thirrë edhe i kam thënë a ka mundësi të më tregosh ku është telashja e nanës, më tha: prit pak, tash vij, kurrë nuk ka ardhë”, rrëfen ai.

Ai tha se për nënën e ka blerë ilaçin “Remdesivir” 200 euro dhe pas vdekjes së saj ia kanë kthyer ilaçin, të cilin nuk ia kishin dhënë asaj.