Foto: Ilustrim

Rrahje për pronë, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar në Prishtinë pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë janë përfshirë në rrahje.

Të gjithë të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.