Rrahje mes gjashtë personave në një pishinë në Suharekë

Gjashtë persona janë rrahur mes vete sot pasdite në një pishinë në Suharekë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Alija i cili ka thënë se edhe një fëmijë ka qenë i përfshirë në përleshje.

“Në fshatin Grejkoc të Suharekës, në një pishinë rreth orës 18:00 ka ndodhur një përleshje. Të përfshirë kanë qenë gjashtë persona dhe një fëmijë”, ka thënë Alija për KALLXO.com.

Sipas Alijajt, disa prej tyre kanë lëndime të lehta.

Më tej, Alija ka thënë se janë intervistuar të gjithë dhe në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.