Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Rrahje mes 5 personave në Prishtinë

Pesë persona janë rrahur mes vete në kryeqytet gjatë ditës së marte në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona pasi ishin rrahur mes vete, e në të cilën dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri e cila është konfiskuar me fishekë dhe një gëzhojë.

Sipas policisë, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa njëri është dërguar në vuajtje të dënimit pasi kishte urdhër arrest nga gjykata.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë rreth orës 19:55.