Ridvan Berisha, deklarohet se nuk do ta ftoj në debat Albin Kurtin

Moderatori i Radio Televizionit të Kosovës, Ridvan Berisha, ka thënë se nuk do ta ftoj në emisionin e tij Albin Kurtin dhe ekipin e tij.

Berisha në përmbyllje të emisionit tha se ekipi i Kurtit e din fare mirë këtë dhe pret nga ekipi i Kurtit që t`i lajmërohen nëse dëshirojnë të jenë pjesë e debatit që drejton ai në Televizionin Publik të Kosovës.

“Ndoshta vendos ekipi i Kurtit por unë nuk e thërras po e bëjë publike. Nuk e  thërras zotin Kurti që të jetë në këtë studio sepse ftesa mund të jap leksionin e oportunizmit e ekipi i tij e din fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë e kanë numrin tim dhe i mirëpres në studio. Unë nuk jam në politikë dhe nuk funksionoj me konceptin e referendumit popullor a më pëlqen masa a jo”, tha Berisha.

Këtë deklaratë Berisha e ka bërë më 23 mars në përmbylljen e emisionit të tij të titulluar “Kurti 2, pushtet shprese apo pritje për dyz”.