FOTO, Ridvan Berisha - FCB

Ridvan Berisha suspendohet nga puna në RTK

Ridvan Berisha është suspenduar nga puna në Radiotelevizionin e Kosovës.

Këtë e ka njoftuar vetë Berisha, duke thënë se mbi 10 vjet aktivistët e nxitur nga Albin Kurti kanë organizuar siç thotë ai “sulme sistematike kundër meje”.

“Sot, u suspendova nga puna për gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga përfaqësuesit e Kurtit e Sadriut me fasilitim edhe nga ambasada britanike, sot ne krye te RTK, te cilët shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetëm ne rastin tim por edhe publiku ordiner është i njoftuar se ata e  kurdisen keq konkursin për drejtor te RTK-se”, është shprehur ai.

Berisha tha se nëse ka pak drejtësi do të mbetet opsioni për përballje.

“Nëse ka pak drejtësi, e qe besoj se ka, do te mbetet opsioni shtegdales për përballje. Nuk ka shans qe te molisem! Kaq për ketë situate te parashikuar”, tha më tutje ai.