FOTO, Ridvan Berisha - FCB

Përshëndetja e veçantë e moderatorit të RTK-së

Moderatori i RTK-së, Ridvan Berisha gjatë ditës së djeshme, në hyrje të emisionit të tij i ka përshëndetur ish pjesëtarët e UÇK-së që janë duke qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në hyrje të emisionit, gazetari Berisha ka përshëndetur ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin Rexhep Selimi, dy anëtarët e organizatës së veteranëve të luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradianj si dhe ish pjesëtarin tjetër të UÇK-së, Sali Mustafa.

Të gjithë të lartpërmendurit janë duke u përballë me aktakuzat nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës.

Përshëndetje e Berishës direkt në emision është komentuar gjatë ditës së sotme.

Nuk dihet nëse personat e përshëndetur kanë qasje për të parë Radio Televizionin e Kosovës.