Richard Grenell: Çështjet politike Kosovë -Serbi u takojnë evropianëve

Një afrim ekonomik është “hapi i parë për të arritur një paqe të qëndrueshme” mes Kosovës dhe Serbisë, thotë emisari amerikan për dialogun mes këtyre dy vendeve Richard Grenell në televizionin Newsmax të hënën.

“Ne kemi vendosur të përfshihemi sepse ka qenë një histori e gjatë e ekspertëve, të ashtuquajtur ekspertë që kanë shtyrë vetëm çështje politike, duke injoruar çështjet ekonomike,” tha Grenell i cili është i dërguari special i presidentit për negociatat Kosovë -Serbi.

“Kur fillova të diskutojë këto çështje me njerëzit dhe komunitetin ekonomik ne Kosovë dhe Serbi, ajo çfarë ishte e qartë është se ata duan zhvillim ekonomik, ata duan punë për të rinjtë dhe duan shpresë”.

“Kështu, ajo cfarë bëmë menjëherë është ta zgjidhim atë, “si të rrisim ekonominë? Ne bëmë një marrëveshje të linjës ajrore, e para në 21 vite, një fluturim në mes Prishtinës dhe Beogradit”.

“Nuk është implementuar ende, por e kemi marrëveshjen, dhe po punojmë në të. E njëjta edhe me marrëveshje për hekurudha, që do i hapte kufijtë për tregti, dhe një marrëveshje e madhe kufitare me motor trafikë.

“Ne po përpiqemi të koncentohemi ne situatën ekonomike për të krijuar një zonë të vogël mini-Shënzhen”, tha ai.

“Ne mendojmë se është një ide shumë, shumë e mirë, dhe ne mendojmë se nëse mund të krijosh vende pune në rajon, nëse mund t’i bësh bashkë kapitalizmin dhe forcat partiake të merren vesh ekonomikisht dhe komercialisht, atëherë qështjet politike do ishin hapi i dytë. Çështjet politike janë përgjegjësi e evropianëve”, shtoi Grenell.

“Sjellja e bizneseve evropiane dhe amerikane në rajon mendoj se evropianët më pas do kenë më shumë sukses në anën politike”, vazhdoi Grenell.

“Po mundohemi të ndihmojmë dhe ndryshojmë paradigmën, sepse edhe pas 20 viteve nuk kemi parë mjaftueshëm progres.”

Kur u pyet nëse është i shqetësuar lidhur më influencën ruse në rajon, Grenell shtoi, “ne jemi gjithmonë të shqetësuar me propaganden ruse që shtyn në destabilizim të politikave, ne gjithmonë i shohim ato.”