Reshje të shiut në Prishtinë, përmbytën disa rrugë

Një mot me të reshura të dendura të shiut, bubullima e vetëtima të fuqishme mbizotëroi mbrëmjen e sotme në vend.

Këto të reshura përmbytën rrugët e Prishtinës, gjë që vështirësoi edhe lëvizjen e veturave.

Fotografitë e videot e dërguara në redaksinë e KALLXO.com tregojnë se disa nga rrugët e kryeqytetit, në Veternik janë mbushur me ujë.