Reka: Nuk tregojmë muskuj me Amerikën

Ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, ka folur lidhur me kritikat se qeveria e Kurtit po i prish marrëdhëniet e vendit me ShBA-në.

Sipas Rekës, kjo nuk është e vërtetë dhe marrëdhënia nuk është prishur as pas reagimeve publike të përfaqësuesit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi që po e nxit Kurtin që ta largojë sa më shpejt tarifën doganore ndaj Serbisë.

“Kosova është një Brooklyn, ne nuk duhet të tregojmë muskuj me Amerikën se e dimë kush është Amerika. Nuk e di që ka lojalitet dikush tjetër më të madh ndaj Amerikës”,tha Reka.

Ai gjithashtu ka theksuar se qeveria Kurti ka ndërmend që të mbajë raporte të mira me ShBA-në dhe me BE-në në të njëjtën kohë.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: