Reduktime të ujit në Fushë Kosovë për shkak të turbullirës në liqenin e Ujmanit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, reduktimet do të fillojnë si pasojë e ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit.

“Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00”- thuhet në njoftim.

KRU ‘Prishtina’ ka njoftuar se situata do të vazhdojë deri në njoftimin e radhës.

Ndërsa është thënë se nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten.