Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rastet e dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit, tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës.

Në Lipjan sipas PK-së, ankuesja ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thekson policia.

Në një rast tjetër në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor.

Në anën tjetër, në Obiliq është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

Edhe në një rast tjetër në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson policia.

Ndërkaq, në Istog një grua ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i njëjti është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”