Foto: Sky News

Raportohet se ushtarët rusë i janë afruar Kievit

Forcat ruse janë afruar rreth tre milje më afër Kievit në 24 orët e fundit, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, pasi ofensivat në Ukrainën perëndimore sugjeruan një drejtim të ri në luftë.

Sipas Sky News, pas ditëve të bllokimit, ushtria ruse mund të jetë deri në 15 km nga qendra e qytetit.

Përveç avancimit në rrugën veriperëndimore për në Kiev, trupat po afrohen përgjatë dy linjave paralele në lindje të kryeqytetit.

Inteligjenca amerikane sugjeron se disa trupa mund të jenë kthyer në qytetin verilindor të Sumy, por nuk është e qartë pse.

Chernihiv, në verilindje të kryeqytetit, tani është i izoluar, por ushtria ruse nuk ka lëvizur nga ky qytet, me luftime të ashpra të raportuara, derisa ukrainasit po luftojnë kundër.

Ndërkohë, qyteti i Mariupolit është i rrethuar.

Sot është dita e 16-të e luftës në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë nisi pas sulmit që Rusia bëri ndaj këtij shteti më 24 shkurt. Që nga ajo kohë janë shënuar qindra vdekje dhe miliona refugjatë./SkyNews