Foto: REL/Shutterstock

Raportimet se vaksina COVID-19 ndikon negativisht në shtatzëni janë të pabaza

Pretendimet në mediat sociale se vaksina anti-Covid mund të ndikojë në shtatzëni tek gratë janë të pabazuara, kanë thënë ekspertët./BBC

Raportimet kanë sugjeruar gabimisht se vaksina Pfizer mund të shkaktojë infertilitet tek gratë, ose të shkaktojë që trupat e tyre të sulmojnë placentën.

Por nuk ka asnjë “mekanizëm të besueshëm biologjik” me të cilin vaksina mund të ndikojë në mitrën tuaj, thotë Prof Lucy Chappell, një profesor në obstetrikë në King’s College London dhe zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Si funksionon vaksina?

Vaksina funksionon duke dërguar ‘një mesazh’ në trup, duke e lejuar atë të prodhojë një fragment të vogël, të parrezikshëm të ‘pikës’ dalluese të coronavirusit.

Kjo e shtyn sistemin tuaj imunitar të fillojë veprimin, duke prodhuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut për të luftuar virusin – dhe duke e njohur virusin nëse infektoheni përsëri.

Nuk mund t’ju rikthej virusin dhe nuk ka asnjë mënyrë të ndikojë në gjenetikën tuaj.

Këto ‘grimca të dërguarit’ janë jashtëzakonisht jetëshkurtër: ato japin efektin e tyre dhe pastaj shkatërrohen. Kjo është arsyeja pse vaksina Pfizer në veçanti duhet të ruhet me kaq kujdes – materiali gjenetik prishet dhe bëhet i padobishëm shumë lehtë.

Prof Nicola Stonehouse, një virologe në Universitetin e Leeds, tha se nuk kishte asnjë mënyrë të mundshme që ajo të mendonte se kjo mund të kishte një ndikim në shëndetin riprodhues.

Coronavirusi ka prekur 108.938.170 persona në nivel global ndërsa 2.400.262 prej tyre kanë vdekur si pasojë e infeksionit.