Ramush Haradinaj prezanton aderimin e ri në AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar anëtaren më të re të kësaj partie. Ajo është Pranvera Ejupi- Hajzeraj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Kënaqësi ta mirëpres në familjen e madhe të AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me pervojë mbi 9 vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

“Përvoja e Pranverës, e cila ka karrierë sportive shumëvjeçare dhe kualifikim të lartë arsimor në Gjermani e Kosovë, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët”, shkruan në fund të njoftimit Haradinaj.

Ditë më parë, në AAK aderoi edhe ish- anëtari i Nismës Socialdemokrate, Resul Sinani.

Resul Sinani largohet nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt

www.kallxo.com