Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë një konference të përbashkët për media - Foto: REL

Ramush Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Kadri Veseli është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale.

Në një reagim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kadri Veseli ka njoftuar sot personalisht se është ftuar në Hagë për intervistë dhe atje do të shkojë më 4 dhjetor.

Ky është reagimi i plotë i Ramush Haradinajt.

“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”.