Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij në #DebatPernime

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj vjen sonte në DebatPernime.

 

Përballë Jeta Xharrës, Haradinaj së bashku me 10 bashkëpunëtorë nga koalicioni i tij do të prezantojë programin e tij.

Ai do të përballet me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë në lidhje me tema të ndryshme.

Krah Haradinajt do të jenë Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com