#DebatPernime për sundimin e ligjit

Sonte, duke filluar nga ora 20:30 në #DebatPernime diskutohet për sundimin e ligjit.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Burim ramadani e Selim Selimi (AAK-PSD), Arben Gashi e Driton Selmanaj (LDK) dhe Abelard Tahiri (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.