Foto: Edi Rama/Facebook

Rama: Përtej partive e ndasive është Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të tregojnë të gjithë së bashku se përtej partive dhe ndasive është Shqipëria.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë thirrje që bindjet e ndryshme të shprehin përmes votës.

Sipas Ramës, çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, “e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”.

Në Shqipëri sot po votohet për zgjedhjet parlamentare.