Mekanizmat bujqësorë - Foto: Komuna e Rahovecit

Rahovec: Publikohet lista e përfituesve të mekanizmave bujqësorë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec njofton se sot është publikuar lista e fermerëve përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim.

Në njoftimin e kësaj Drejtorie është bërë e ditur se përfituesit janë nga numri 1 deri në 641.

“Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për furnizimin e fermerëve me mekanizma bujqësore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara. Përfituesit për mekanizëm bujqësor janë fermerët në këtë listë nga nr. 1 deri më 641. Përfituesit nga numri 642 deri më 697 gjenden në listë të pritjes”, thuhet në njoftim.

Tutje Drejtoria e Bujqësisë njofton se të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratën dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data 28.10.2020 (e mërkurë).

Ndërsa të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 5 ditë nga data e publikimit të rezultateve.

Listën mund ta gjeni në këtë link.