Rahovec, asamblisti i LVV-së kalon në AAK

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Rahovec, Sinan Kryeziu, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së” – ka shkruar Latifi në Facebook.

Tutje Latifi i ka uruar mirëseardhje asamblistit Kryeziu në AAK.

“Kolegu ynë Sinan, mirë se erdhe në AAK, në vizionin tonë të qartë. Së bashku t’i japim edhe më shumë qytetarëve tanë dhe vendit tonë”, ka theksuar ai.

Komuna e Rahovecit drejtohet nga Smajl Latifi i AAK-së. Në Kuvendin Komunal kjo parti bëhet me 14 asamblistë.

Me largimin e Kryeziut, LVV mbetet vetëm me 5 asamblistë.