Rahovec, 28-vjeçari arrestohet për dhunë në familje, i konfiskohet një pushkë automatike

Një person në Rahovec është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për dhunë në familje.

Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator dhe dhjetë fishekë.

“Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Rahovec, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast dhune në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1995, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Tutje Policia ka njoftuar se ndaj tij është iniciuar rast – dhunë në familje, dhe armëmbajtje pa leje.