Ilustrim

Qytetari raporton rrejshëm se iu vodhën 200 euro nën kërcënimin e armës

Gjatë ditës së sotme, një person përmes telefonit ka njoftuar Policinë e Kosovës së i janë vjedhur 200 euro, raportim të cilin Policia më vonë e vërtetoi se ka qenë i rremë.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:21, personi që u ankua, ngasës i një automjeti, pronë një firme private, kishte thënë se derisa ishte duke lëvizur më automjet-kombi në autostradë, në afërsi të nën kalimit në Duhël , atë e ka ndaluar një automjet BMW e zezë me tabela të Shqipërisë, ku kishte thënë se në atë automjet ishin tre persona.

Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, ku njëri nga tre personat, nën kërcënimin e revoles ia ka marrë 200 euro.

Pas kësaj, automjeti ka thënë se i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës.

“Policia, konkretisht patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Suharekë, me urgjencë kanë shkuar në atë drejtim dhe kanë proceduar me rastin. Falë profesionalizmit të policisë, është kuptuar se raportimi është i rrejshëm, gjë që e ka pranuar edhe ankuesi”, ka thënë Policia.

Tutje është raportuar se në konsultim me prokurorin, kundër ankuesit të rrejshëm është hapur rast penal, përderisa i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet me procedurë të rregullt.