Qytetari pretendon se nipi i tij 3-vjeçar ka përjetuar dhunë në çerdhe në Fushë-Kosovë

Një qytetar po pretendon se nipi i tij është rrahur në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë.

Qytetari ka publikuar në profilin e tij në Facebook pamje të kamerave të çerdhes, të cilat, sipas tij, tregojnë se si edukatoret e rrahin dhe e tërheqin zvarrë nipin e tij 3-vjeçar.

Po ashtu, ai ka publikuar foto të fëmijës me lëndime në krahë.

Lidhur me këto pretendime, KALLXO.com u ka shkruar Policisë së Rajonit të Prishtinës dhe Drejtorisë së Arsimit të Fushë-Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje.