Qytetari pretendon se gjatë kohës sa ishte i alivanosur në autostradë dikush ia vodhi kuletën

Një qytetar ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë për një rast të vjedhjes.

Sipas njoftimit, qytetari ka raportuar se dje rreth orës 14:55, ishte ndalur me kamionin e tij në autostradë, saktësisht në fshatin Trudë, dhe sipas tij pasi kishte dal jashtë kamionit ishte alivanosur, por kur ishte zgjuar kishte vërejtur se i mungon kuleta me para.

Viktima e këtij rasti është dërguar tek mjeku, por sipas tyre nuk kishte shenja dhune.

Rasti po vazhdon të hetohet.