Klinika Emergjente e QKUK-së - Foto: Facebook/UranIsmajli

QKUK thotë se Klinika Emergjente është e mbingarkuar

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor në vend.

Kështu ka njoftuar QKUK përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, bazuar në raportin 2-javor të kësaj klinike, ka pasur 3,790 raste që kanë marrë trajtim spitalor, në shërbime të ndryshme, reanimim, degët, internistike, kirurgjike, ortopedike, përfshirë edhe aksidentet në trafik, rastet e plagosjeve dhe të tjera.

Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike thuhet më tej në njoftim.

“Klinika Emergjente apelon tek të gjithë qyetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen tek mjeku familjar, e pastaj tek spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente”, përfundon njoftimi.