Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Emergjenca: 275 persona brenda 24 orëve

275 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjatë festës së Bajramit.

70 prej tyre ishin qytetarë të lënduar nga aksidentet në trafik.

Drejtori i Emergjencës, Avdush Bajgora, ka treguar se fluksi i njëjtë i pacientëve ka vazhduar edhe sot.

“Nuk e kisha lidhë me festën por ne kemi çdo ditë raste të tilla”, ka thënë ai.

Më tej ai shtoi se numri i mjekëve dhe infermierëve është i mjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve./RTV 21