Mjeku kujdestar për gjendjen e 30-vjeçares që e zuri lisi: Ka lëndime gati në të gjitha pjesë e trupit

Një person rreth 30-vjeçar ka vdekur pasi mbi të ka rënë një lis, i cili është rrëzuar nga erërat e forta. Edhe një 30-vjeçare është lënduar në këtë incident.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës.

KALLXO.com ka kontaktuar mjekun e Klinikës Emergjente të QKUK-së, Ejup Govorin, për ta pyetur për gjendjen e të lënduares.

“Ajo është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë, por lëndimet janë serioze, ka lëndime të shumta në gati të gjitha pjesë e trupit. I ka disa lëndime serioze që mund të shkaktojnë invaliditet”, tha Govori.

Sipas tij, pacientja është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente për t’ia përcjellë gjendjen dhe vendosur për hapat e mëtutjeshëm të trajtimit.

“Është ende ne Emergjencë, janë duke u bërë incizimet imazherike dhe janë evidentuar lëndimet, tash janë duke u bërë konsultat përkatëse për të vendosur nëse do t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike”, tha ai.

 

Prishtinë, një i vdekur nga lisi i rrëzuar nga erërat e forta