Ashensori në Klinikën Emergjente në QKUK nuk punon

Ashensori në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është duke punuar.

Qytetarët kanë dërguar në redaksinë e KALLXO.com fotografi, në të cilat shihet se në derën e ashensorit është vendosur një letër me mbishkrimin “NUK PUNON”.

Në videon e dërguar nga qytetarët shihet se si një pacient me këmbë të lënduar detyrohet të përdorë shkallët për të lëvizur në Klinikë.