QKMF në Prizren fillon realizimin e të gjitha analizave biokimike, për disa shërbime pret bazën ligjore të Ministrisë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren ka nisur realizimin e të gjitha analizave biokimike si dhe ato të hormoneve të gjëndrës tiroide.

Kështu ka bërë të ditur punonjësi i kësaj Qendre, Xhevat Elezkurtaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ai potencoi se analiza e vitaminës D, heliobakteri dhe tumor markerët nuk do bëhen pasi nuk janë të parapara me udhëzim administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këto shërbime, sipas tij, mund të rikthehen pasi të rregullohet baza ligjore.

“Punë e mirë e laboratorit të QKMF-së! Pas furnizimit me reagensa, laboratori ynë ka filluar me kapacitete të plota realizimin e të gjitha analizave biokimke si dhe ato të hormoneve të gjëndrrës thyroide.Vit D, Helikobacter pylori dhe tumor markerët nuk do të bëhen ne laboratorin tonë për shkak se nuk janë të parapara me udhëzim administrativ të Ministrisë së Shëndetsisë që të njëjtat të kryhen në kuadër të KPSH-së. Pasi të rregullohet baza ligjore edhe këto analiza do të rikthehen në laboratorin tonë” ka bërë të ditur Elezkurtaj.