Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama Foto: ZKM

Qeveria tregon përse u takuan kryeministrat Kurti dhe Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për sfidat në energji.

“Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”- ka thënë Kryeziu.

Kryeministri Kurti sot ka udhëtuar për në Tiranë për të takuar kryeministrin Rama.

VIDEO – Kryeministri Kurti gjendet në Tiranë, raportohet se do të takohet me kryeministri Rama