Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave për stafin shëndetësor që trajtuan të infektuarit me COVID-19

Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar vendimi për ndarjen e shtesave prej 300 eurosh për mjekë dhe infermierë dhe teknikë që kanë trajtuar direkt të infektuarit me COVID-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se këto shtesa përfshijnë dy muajt korrik dhe gusht dhe se pagat vendosen për të dy muajt në fund të muajit gusht.

Kriteret e parapara për përfirtuesit e këtyre shtesave duhet të iu përmbahen dy kritereve:  të jenë mjekë, infermierë ose teknikë që janë marrur me trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ndërsa, institucionet që përfitojnë nga këto shtesa janë: Instituti  Kombëtar i Shëndetit Publik ,Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Departamenti i Burgjeve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar me programet regjionale dhe qendrat e mjekësisë familjare në kuadër të komunave.