Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qendra e Mjekësisë Familjare në “Kodrën e Trimave” nga e enjtja në renovim

Qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë nga e enjtja nuk do të mund të marrin shërbime shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë lagje.

Kjo për shkak se objekti i saj do të jetë në renovim nga e enjtja.

Kështu ka njoftuar Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës.

“Deri në përfundimin e renovimit, banorët e kësaj lagje mund të marrin shërbimet shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta” – thuhet në njoftim.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha për KALLXO.com se ky renovim do të përfundojë brenda 5 ose 6 javësh.

Në renovim është edhe QMF-ja në lagjen ‘Mati 1’, për të cilën Sadiku tha se pritet të përfundojë të hënën.

Siç thotë Sadiku, këto renovime janë kryer në kuadër të një marrëveshjeje mes Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.