
Vrasja në Top Channel, Foto: TCH
Qëllohet me armë zjarri objekti i Top Channel, vritet punëtori i sigurimit
27.3.2023 - 09:45
Në orët e para të ditës së sotme, në drejtim të objektit të televizionit shqiptar Top Channel në Tiranë është qëlluar me armë zjarri.
Policia e Shtetit në një njoftim ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave ka vdekur një 60-vjeçar.
Policia ka thënë se viktima ka qenë roje e sigurisë në Top Channel, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.
“Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se shërbimet policore kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.