Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Që nga qershori, 275 vatra zjarri në Kosovë

Që nga muaji qershor kur nisën edhe temperaturat e nxehta, në Kosovë janë evidentuar 275 raste të zjarreve, njoftojnë nga Policia e Kosovës

‘’Nga muaji qershor i këtij viti (2021) deri dje ( 10.08.2021) janë evidentuar,109 raste të zjarr vënieve, 71 raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 incidente zjarri’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me këto raste janë iniciuar procedura penale, ku janë identifikuar 41 persona të dyshuar dhe janë arrestuar 20 persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në këto raste.

Policia ka falënderuar qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunim dhe ndihmën.

‘’Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave’’ vazhdon tutje komunikata e Policisë.