Vushtrri – Arrestohet një person pasi ia vuri zjarrin hamullores në arën e tij

Një person është arrestuar sot pasi që i njëjti dyshohet se ka ndezur me flakë hamulloren në arën e tij.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Njësia policore gjatë patrullimit rutinor ka vërejtur zjarrin, ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Policia ka kontaktuar prokurorin i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet dhe që ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarr vënies e cila në këto ditë mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave te larta”, thuhet në njoftimin e Policisë.