Putin thotë se në Ukrainë ka edhe luftëtarë shqiptarë, i reagon ministrja e jashtme e Shqipërisë
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka thënë gjatë një telefonate që ka pasur me kancelarit gjerman, Olaf Schoz, se luftëtarë nga vendet e Ballkanit po luftojnë në Ukrainë, raporton a2news.
Siç raporton a2news, Putin pretendon se në luftime po marrin pjesë edhe luftëtarë nga Shqipëria dhe Kosova.
“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, citohet të ketë thënë Putin.
Por, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Olta Xhaçka, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.
Përmes një postimin në Twitter, ministrja Xhaçka ka shkruar Moska është duke gënjyer për pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën në Ukrainë.
“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp!”, ka reaguar Xhaçka në Twitter.
There are no Albanian mercenaries in Ukraine! This is a lie that Moscow keeps repeating shamelessly! That said, Albania stands with Ukraine and will continue to work with all allies&partners to help end Russia’s unprovoked agression on the people of Ukraine. God Bless them🇺🇦❤️🇦🇱
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) March 4, 2022