Foto: MIKHAIL KLIMENTYEV/TASS

Putin pezullohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin është pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si president nderi dhe ambasador.

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Putin mban rripin e zi në xhudo.

Ky vendim i Federatës vjen edhe pas disa sanskioneve të vendosura Rusisë në sport.