Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të domosdoshme në sistem, KEDS njofton ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik janë planifikuar për nesër nga kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS.

Si rrjedhojë, në lokalitetet ku do të kryhen punime do të ketë edhe ndërërerje të rrymës.

Për nesër punime në sistem dhe ndërprerje të rrymës janë paraparë vetëm në rajonin e Ferizajt, në këto lokalitete:

TS 110/35/10kV Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10kV Baza e Asfaltit (Kodi: 41000005)  prej orës 09:00  deri ne ora 12:00

Vendet: Baza e asfaltit, Jeta  e Re, Gracka e Vjetër, Topliqani dhe Gracka e Vogël.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës 12/1000 në Grackë.