Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton për vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Pejë

1.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strellci (kodi: 53000004) nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente,  rregullimi i grupeve matëse në 2 NS 10/0.4kV.

Prizren

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rapqa (kodi: 30036009)nga ora 09:00 deri në ora 10:00

Vendet: Rapqa e Ulët, Rapqa e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Kërstec i Ulët, Krstec i Ulët, Rrenc, Ferma  TS- Berham Jonuzi,TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë dhe  TS Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja:  Projekte investive, me qëllim të fiksimit të përçuesit në SHB ekzistuese N69, në projektin LOT 40 Rapça.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Shtëpia e Armatës (kodi: 31000023) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Armata Popullore, Banesat, Asdreni, Mostari dhe Durmish Asllani.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas  pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Koshtova (kodi: 70000005) nga ora 08:30 deri 09:00

Vendet: Koshtovë, Vinarcë i Ulët, Vinarcë i Epërm, Gushafcë, Koprivë, Broboniq dhe Gradevc.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  pasivizimi i NS 10/0.4kV- privat.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Shipoli (kodi: 70000001)nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Fshatrat Shipol, Vaganicë, Vernicë dhe Pirq.

Arsyeja:  Projekte investive, përmirësimi i vërejtjeve të dhëna nga komisioni i pranimit teknik ne projektin Shipoli.