Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Punëtori ra nga ndërtesa, arrestohen dy pronarë të një kompanie në Fushë Kosovë

Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë dje në Fushë Kosovë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy pronar të pronarë të kompanisë punë kryese dhe të njejtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Fushë Kosovë.