Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Punëtori dyshohet se ia dogji autobusin punëdhënësit pasi nuk ia dha rrogën

Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ia ka vënë zjarrin autobusit të pronarit të tij, njofton Policia.

“Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës” shkruan Policia.

 Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

Rasti duke u hetuar.