Punëtorët shëndetësorë në Spanjë mbajnë dy minuta heshtje për kolegët që vdiqën nga COVID-19

Punëtorët shëndetësorë në Spanjë mbajtën dy minuta heshtje për t’i nderuar kolegët e tyre që vdiqën nga pandemia COVID-19.

Në gjithë vendin profesionistët shëndetësorë qëndruan në heshtje para spitaleve, shtëpive të kujdesit  dhe qendrave shëndetësore .

“Kjo iniciativë ishte marrë nga Federata e Unionit Mjekësor  për të nderuar gati 50 kolegë që humbën jetën në luftën kundër coronavirusit”,  tha Federata në një deklaratë të enjten, raporton CNN.

“Punëtorët sh[ndet[sorë vunë punën para sigurisë së tyre dhe luftuan për jetën e pacientëve të tyre më shumë se për jetën e vet”.

Deri tani 50,088 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me virus në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës. 48 prej tyre kanë vdekur.