Ilustrim

Publikon armën në rrjete sociale, Policia arreston dy të dyshuar

Në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, Policia ka konfiskuar dy armë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, një armë e llojit pistoletë është konfiskuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Policia ka thënë se konfiskimi ka ardhur pasi që i dyshuari në rrjetet sociale kishte bërë një postim ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Tutje është thënë se si rrjedhojë e hetimeve të zgjeruara në lidhshje me rastin e parë, gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, kanë konfiskuar edhe një armë tjetër të llojit pistoletë.

“Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt” – ka thënë Policia.

Forcat e rendit kanë treguar se ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale – përdorim i armës, dhe armëmbajtje pa leje.