Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Publikoi fotografi të kallashnikovit në rrjete sociale, arrestohet një person në Pejë

Dosje të shumta tashmë të armëmbajtjeve pa leje janë të hapura nëpër stacione të ndryshme të policisë në regjione të ndryshme në Kosovë.

Te armëmbajtjet pa leje hyjnë edhe rastet kur publikohen fotografi apo pamje nëpër rrjete sociale. Kështu ka ndodhur edhe në një rast që është iniciuar më 22.03.2024 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Një person është arrestuar dhe do të ndiqet penalisht nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

I njëjti sipas njoftimit të policisë, kishte publikuar një fotografi në rrjete sociale të një kallashnikovi.

Policia ka identifikuar personin dhe kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë edhe armën e zjarrit që u publikua në rrjetet sociale.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në Pejë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të të dyshuarit, është bërë edhe lirimi i të njëjtit në procedurë të rregullt ndërsa dosja do të vazhdoj të trajtohet edhe më tutje.