Foto: Facebook / Volodymyr Zelensky

Pse Rusia po këmbëngul aq shumë për ta marrë nën kontroll Mariupolin?

Rënia e Mariupolit do t’i lejonte forcave ruse në jug dhe lindje të Ukrainës, të ribashkohen.

Por analistët perëndimorë të ushtrisë, thonë se nëse merret nën kontroll qyteti i rrethuar, zor se kjo t’i ndihmonte atyre të sigurojnë fitoren në një front tjetër, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit “nuk i kanë pritur ushtarët rusë me një tufë lulesh”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për CNN, duke shtuar se “ndodhi e kundërta – ata i pritën me armë”.

“Luftimet lagje më lagje në Mariupol po i kushtojnë shumë si në kohë ashtu dhe në ushtarë Kremlinit”, thuhet në një raport të Institutit për Studime të Luftës me seli në Washington.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se rezistenca ukrainase nënkupton që forcat e presidentit rus Vladimir Putin, nuk e kanë bërë as edhe një përparim në terren./Telegrafi