Ilustrim

Pse nëndetësja amerikane po dislokohet në Lindjen e Mesme?

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur në Lindjen e Mesme një nëndetëse të aftë për të transportuar deri në 154 raketa të tipit Tomahawk, tha një zëdhënës të shtunën, në atë që duket të jetë një shfaqje force ndaj Iranit, pas tensioneve të fundit.

Ushtria amerikane rrallë herë e pranon vendndodhjen e nëndetëseve. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli kanë akuzuar Iranin për sulmet ndaj çisternave të naftës dhe anijeve tregtare gjatë viteve të fundit, akuza që Teherani i ka mohuar.

Marina e SHBA-së ka raportuar gjithashtu një seri përballjesh të tensionuara në det me forcat iraniane, duke i cilësuar ato si agresive.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme ajrore në Siri kundër forcave të mbështetura nga Irani pasi një sulm me raketë la të vrarë një kontraktor amerikan dhe plagosi shtatë amerikanë të tjerë në verilindje të Sirisë./A2CNN